Një gol në minutat e fundit i lejon Chelsea të ruajë serinë pozitive edhe Champions. Blutë e Londrës mundën në transfertë 1-0 Ajax Amsterdam për të kaluar një pengesë të vështirë ndaj rivalëve direktë në Grupin H.

Holandezët iu afruan avantazhit në pjesën e parë, madje e gjetën e atë me Promes në minutën e 36-të, por goli i sulmuesit u anulua nga sistemi VAR. Në fraksionin e dytë të sfidës, anglezët e drejtuar nga Frank Lampard ishin më kërkues dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 86-të, kur Batshuayi shënoi golin e fitores që I jep Chelsea tri pikë të rëndësishme në misionin për t’u kuafikuar.

Ajax Chelsea 231019d
Ajax Chelsea 231019d

Nuk kishte fitues në sfidën tjetër të Grupit H, pasi Lille dhe Valencia ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Mund të kishin marrë më shumë spanjollët që shënuan të parët me Cherychev në minutën e 63-të.

Kartoni i kuq i Diakhaby prishi planet e miqve, që iu iku fitorja nga duart në minutën e pestë shtesë. Ikone shpëtoi Lille nga humbja, duke I siguruar francezëve pikën e parë në këtë aventurë të Champions.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb