Chelsea ka fituar me shumë vuajtjen ndeshjen e sotme të Premier League. Blutë e Londrës mundën 1-0 Ëest Ham. Goli erdhi në minutën e 90-të, pas një asissti të Alonso për amerikanin Pulisic. Ekipi i Tuchel e sheh veten në vendin e 3-të, me 65 pikë.

 

 

 

Southampton barazoi 2-2 në fushën e Brighton. Armando Broja nuk e nisi titullar këtë takim, teksa u preferua në fushë vetëm 10 minutat e fundit, pasi zëvendësoi Long. Sulmuesi kuqezi nuk lë dot gjurmë sërish, pasi mundësitë ishin të pakta.

Për Brighton shënoi Welbeck dhe një autgol i Salisu, ndërsa për djemtë e Hassenhutl vlerësohet dopieta e Prowse.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb