Aston Villa mundi 0-2 Chelsean në Premier League, në sfidën që u luajt në “Stamford Bridge”.

Edhe pse ekipi i Graham Potter mbajti topin në pjesën e parë, miqtë realizuan me Watkins në minutën e 18-të. Në fillimin e pjesës së dytë, djemtë e Emery do dyfishonin shifrat me McGinn.

“Blutë e Londrës” do provonin të rifuteshin në lojë, por vetëm kaq. Chelsea kështu mban vendin e 11-të në kampionat, shumë larg pritshmërive. Aston Villa pozicionohet dy vende më mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: