Chelsea i Antonio Conte-s nuk e ka diskutuar aspak fitoren sot kundër Stoke City për javën e 21 të “Premier League”. Blutë e Londrës janë treguar të pamëshirshëm duke i mposhtur miqtë nga Stoke me shifrat e thella 5-0.
chelsea
Serinë e golave e hapi Antonio Rudiger që në minutën e 4-t, më pas Drinkwater dhe Pedro mbyllën pjesën e parë në avantazhin e 3 golave. Në fraksionin e dytë të lojës për kampionët në fuqi realizuan William dhe Zappacosta që njëkohësisht vulosën edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Në ndeshjen tjetër të orës 16:00 Liverpul ka arritur të marrë 3 pikët falë të magjishmit Salah. Egjiptiani është treguar i jashtëzakonshëm duke realizuar2 herë në fitoren minimale 2-1 kundër Leicester që e ngjiti 24-vjeçarin në kuotën e 17 realizimeve në “Premier League”, 1 më pak se Harry Kane.
1514650735264_lc_galleryImage_Liverpool_s_Mohamed_Salah
Të parët në avantazh në stadiumin “Amffield” kaluam ‘dhelprat’ falë sulmuesit Jamie Vardy që realizoi që në minutën e 3-ë. Ndërsa Salah fillimisht në të 52-n dhe më pas në të 76-n minutë përmbysi shifrat për Liverpul.



Renditja e “Premier League”

premier league
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb