1 korriku e gjen Juven me shumë ndryshime, pikësëpari e gjen pa tre lojtarë, Dybala, Morata dhe Bernardeschi, tre largime që kanë sjell ndryshime edhe me numrat në fanellat e reja.

Në dyqanet e klubit kanë dalë në shitje fanellat e sezonit të ri, qartësisht me shumë ndryshime.

Federico Chiesa tashmë do të mbaj të veshur fanellën me numrin 7, një vit më parë mbante numrin 22.

Dusan Vlahovic hoqi dorë nga fanella me numrin 7 dhe në sezonin e ri do të mbaj numrin 9. Sipas TuttoSport, fanellën me numrin 10 do ta mbaj Pogba.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb