Mijëra tifozë anglezë janë zhgënjyer mbrëmjen e kaluar në stadiumin gjigant të Wembley në Angli, pas humbjes ndaj Italisë.

Ata nuk e kanë kapërdirë dot humbjen e kupës së “Euro2020”, teksa kanë mbi një gjysmë shekulli që nuk fitojnë. Kështu, në fund të përballjes, teksa italianët festonin brenda stadiumit, jashtë ka pasur jo pak trazira.

Siç shihet në videon që sjell “BalkanWeb”, jashtë stadiumit ka pasur përplasje mes tifozëve, ndërsa ka ndërhyrë policia për t’i ndarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb