Harry Kane, sulmuesi i Tottenham që vlerësohet së paku 100 mln euro në merkato, pas ‘tripletës’ javën e kaluar kundër Burnley që barazoi rekordin e Alan Shearer sa i takon golave në një vit kalendarik në kampionat, ka realizuar sërish një tjerë ‘tripletë’ sot kundër Southampton.

Tottenham fitoi me shifrat 5-2 duke marrë përkohësisht vendin e 4 në renditjen e “Premier League” falë golave të Kane, Alli dhe Son.

Një javë më parë sulmuesi anglez barazoi rekordin e Alan Shearer të vendosur në vitin 1995 me 36 gola, ndërsa sot e ka tejkaluar atë duke e çuar në kuotën e 39 realizimeve.
kane
Jo vetëm kaq por Kane po thyen rekorde edhe në Europë. Sa i takon rrjetave të realizuara në të gjithë kompeticionet ai ka kaluar edhe Lionel Messi-n, i cili kishte 54 gola. Kane para sfidës me Tottenham numëronte 53, ndërsa me “tripletën” e sotme 24-vjeçari e çon në 56.

Rekorde të cilat padyshim do ta bëjnë sulmuesin ndër më të lakmuarit në merkaton e verës së ardhshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb