Natë e çmendur ajo e djeshmja në “Schwarzwald-Stadion”, ku Frajburgu vendës prites Ajntrahtin e Frankfurtit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 11-të, që vendose përballë dy ekipet të cilat kërkonin të arrinin vendin e katërt në renditje.

Dhe mesa duket kjo ka bërë që te miqtë nervat të kenë qenë të tendosura. Pasi Ajtrahti mbeti me 10 vetë në fund të pjesës së parë, Frajburgu arriti të shënojë falë superiotitetit numerik golin e fitores në të 77-ën.

Mesa duket kjo situatë, por edhe ndonjë fjalë më shumë e thënë nga stoli i skuadrës vendëse, ka tërbuar kapitenin e Frankfurtit, David Abraham, që ka bërë një gjest skandaloz ndaj trajnerit të Frajburgut, Kristian Streiç, duke e plasur në tokë këtë të fundit.

Sjellja e papranueshme e Abraham solli një sherr masiv në fushën e lojës, ndërsa ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori Feliks Brysh. Për më tepër ndiqni pamjet:

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb