Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë rënë gjatë kësaj pasditeje në qarkun e Korçës. Zonat që janë përfshirë nga breshëri janë Maliqi dhe Devolli.

Sipas raportimeve të para, pasi në disa zona vazhdon të bjerë ende breshër, janë prekur fshatrat Orman, Pojan, Rrëmbec, Kreshpanj dhe Pëndavinj. Gazetarja Lorena Kodra sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se uji ka vërshuar rrugëve dhe ka shkaktuar jo pak dëme në bujqësi, por që nuk dihet ende bilanci i dëmeve të shkaktuara.

Kujtojmë që fusha e Maliqit u prek për herë të dytë nga breshëri brenda një harku të shkurtër kohor, në të cilën janë regjistruar dëme të mëdha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: