Srdjan Nogo, ish-funksionar i lëvizjes Dveri, ka votuar në referendumin e djeshëm, që u zhvillua në Serbi, dhe më pas ka thyer kutinë e votimit.

Si pasojë, Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se politikanit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, shkruajnë mediat serbe.

Ndërkohë në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shihet Srdjan Nogo teksa fut një fletë votimi në qendrën e tij të votimit, më pas merr kutinë e votimit dhe e hedh në dysheme.

Se regjistrimi është autentik e ka konfirmuar për mediat serbe edhe Prokuroria.

Kujtojmë se dje në Serbi u mbajt referendumi për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb