Pas Liverpool ishte radha e Tottenham të vinte në jetë një tjetër përmbysje të çmendur në Champions League. “Gjelat” londinez përmbysën jo vetëm humbjen në sfidën e parë por dhe dizavantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. “Tripleta” e Lucas ishte për njerëzit më zemër të fortë.

Emocionet ishin të mëdha, aq sa trajneri Pochetino shpërtheu në lot në përfundim të sfidës por dhe me bukur ishte festa në dhomat e zhveshjes, protagonist ishte sërish tekniku argjentinas i cili shfry të gjithë emocionet sëbashku me futbollistët e tij të cilët siguruan për herë të parë një biletë për në fazën finale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb