Në një ndeshje pa gola, mendoi Antonio Conte dhe Andrea Agnelli të pushtonin mediat italiane me një debat verbal dhe gjeste aspak të hijshme për dy personazhe të tillë. Gishti i Antonio Contes në pushim e pjesës së parë dhe shpërthimi i Agnellit nga shkallët e stadiumit lanë një shije të hidhur duke vërtetuar se mes tyre nuk ka paqe. Tekniku zikaltër është përpjekur të zbus këtë episod që vështirë se mund të përfundoi këtu:

“Nuk kam asgjë për të thënë, mendoj se duhet të ketë më shumë sportivitet dhe respekt për ata që punojnë. Burimet pranë klubit të Juves duhet të thonë të vërtetën, mendoj që gjyqtari i katërt pa dhe dëgjoi gjithçka çfarë ndodhi gjatë ndeshjes. Duhet të jemi më të edukuar”, u shpreh Conte në mikrofonat e “Rai Sport”, për tu ndalur më pas tek ndeshja: “Duhet të konkretizonim më shumë, është për tu ardhur keq, në 180 minuta u panë dy ekipe që luftuan deri në fund, por paguam shtrenjtë dhuratat e bëra në ndeshjen e parë. U munduam deri në fund të shënonim një gol që do ta vendoste Juven më shumë në vështirësi, por nuk ia arritëm. Gabohet, do të mësojmë nga këto gabime të bëra”, theksoi trajneri i Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb