Covid-19 nuk bën përjashtime, aq më tepër në Serie A, përkundrazi vijon të prek futbollistë në ekipe të ndryshe. Rasti i fundit vjen nga Hellas Verona ku Mattia Zaccagni ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Futbollisti ashtu si pjesa tjetër e ekipit do të vijoj vet izolimin deri më 25 mars. Zaccagni është mirë, në ditët e shkuara ka pasur vetëm temperaturë, lexohet në postimin e klubit.

Vijon të jetë në karantinë edhe futbollisti i Kombëtares, Marash Kumbulla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb