MOSKE– Trupi i pajetë i ambasadorit rus Andrei Karlov, i cili mbeti i vrarë dje pas një sulmi në Ankara, mbërriti në Atdheun e tij, atje ku e prisnin mes lotësh nëna e tij Maria dhe gruaja Marina.

‘Daily Mail’, që ka vendosur titullin ‘Kthim tek nëna Rusi’, raporton se familja e diplomatit të ndjerë shoqërohej në aeroport Vnukovo të Moskës nga zyrtarë të lartë, si ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në fotot e publikuara shihet sesi gruaja e ambasadorit qan mbi arkivolin e tij, i mbuluar me flamurin e Rusisë.

Në ceremoninë e pritjes së trupit ishte i pranishëm ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu. Po ashtu, raportohet se e veja e ambasadorit ka pësuar një krizë nervore pasi pa live vrasjen e burrit të saj, dhe humbi ndenjat. Pas kësaj ajo u dërgua në spital nën kujdesin e mjekut të ambasadës dhe një psikologeje, e më pas mori pjesë në ceremoninë e mbërritjes së eshtrave në Rusi.

Gjatë dëshmisë së saj, Marina deklaroi për shërbimet sekrete turke momentet e tmerrit. “Unë isha shtrirë në dysheme bashkë me të tjerët të pranishëm në ekspozitë. Ka pasur shumë njerëz atje. Të gjithë ne ishin të tronditur me atë që kishte ndodhur.”, mësohet të jetë shprehur e veja.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: