Përpara sfidës më të rëndësishme të sezonit, atë kundër Atletico Madrid, Juventus përzgjedh një “mbret” në Champions, një kampion si C.Ronaldon për të karikuar në maksimum ambientin bardhezi: “Dëshirojmë të përjetojmë një mbrëmje të madhe, të kualifikohemi në çerekfinalet e Champions League. Kemi shumë besim se mund të bëjmë një ndeshje të madhe për të arritur diçka speciale.

Mesazh për tifozët? Të mendojnë pozitivisht, të besojnë, kemi nevojë për ta”. Më pas Ronaldo ndalet duke komentuar rivalët: “Janë të fortë pasi mbrojnë mirë, nuk rrezikojnë në mesfushë. Ne jemi gati, do të bëjmë gjithçka është e mundur për ti mposhtur, detajet do të bëjnë diferencën. Futbolli kështu është, askush nuk e imagjinonte se do humbnim në ndeshjen e parë por gjithçka mund edhe në ndeshjen e kthimit. Dëshirojmë të japim një përgjigje të fortë përballë publikon tonë”, theksoi Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb