Mirko Pigliacelli thyen më në fund mallkimin për Craiovan. Ekipi i drejtuar nga Devis Mangia kishte shpërdoruar 5 penallti radhazi, një detaj që ishte kthyer në shqetësim shumë të madh. Në sfidën e kampionatit rumun kundër FCSB, Craiova fitojë një 11-metërsh në minutën e 39-të.

Çuditërisht penalltinë këtë herë e mori përsipër portieri i ekipit. Italiani ekzekutojë me mjeshtëri penalltinë duke bërë që stafi të shpërthente në festë. Tifozët gjithashtu e përjetuar shumë këtë moment, ndërsa festa e portierit ishte e përligjshme. Pas këtij ekzekutimi, Craiova me sa duket e ka gjetur ekzekutuesin e penalltive për pjesën e mbetur të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb