Cristiano Ronaldo nuk pëlqen të jetë i dyti, por këtë herë duhet të dorëzohet. Madje ylli portugez duhet të jetë penduar që nisi në rrjetet sociale sfidën “Nike Living Room Cup”. Kjo “challenge” konssiton në bërjen e 142 ushtrimeve abdominale në vetëm 45 sekonda, si një inisiativë për të promovuar stërvitjen në kushtet e shtëpisë gjatë periudhës së karantinës.

Sdidës i janë bashkuar shumë futbollistë, por të “mbajnë radhën”. Kampione është një femër. Bëhet fjalë për atleten afrikano-jugore, Caster Semenya. Ajo ka treguar se kjo sfidë është si një “lojë”, duke kaluar të gjithë rivalët. Kujtojmë se kampionia e garës së 800 metrave në atletikë u dyshua pak vite më parë se ishte një mashkull, por më pas u diagnostikua me çrregullim hormonal.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb