RINAS

Crvena Zvezda ka mbërritur në Shqipëri për të luajtur nesër sfidën ndaj Tiranës për kualifikueset e Champions League. Serbët kanë arritur me avion në Rinas dhe kanë marrë menjëherë autobusin për t’u akomoduar në hotel.

Nesër në 20:00 Tirana do të sfidojë Crvena Zvezdën në një derb ballkanik tashmë, ndërkohë paralelisht do të luhet edhe një tjetër supersfidë Paok- Besiktas po për Champions League.

Bardheblutë vijnë nga fitorja 0-2 në Tbilisi kurse serbët mposhtën kampionen e Gjibraltarit, 5-0 në Beograd. Edhe pse pa tifozë pritet të jetë një sfidë e tensionuar mes dy ekipeve. Kujtojmë se serbët udhëhiqen nga ish- lojtari i Interit, Dejan Stankoviç teksa kanë në ekip mjaft lojtarë cilësorë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb