TIRANË

Pas arrestimit të 61 personave dhe shkatërrimit të dy grupeve kriminale në jug dhe juglindje të vendit, Policia e Shtetit ka publikuar edhe momentin e arrestimit të trafikantëve të drogës.

Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një sasi e madhe droge në Greqi e Shqipëri, mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa; 1 kg e 23 gr heroinë e kokainë, si dhe janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Megaoperacioni u finalizua në bashkëpunim me autoritetet greke, pas një hetimi 10 mujor me metoda speciale, në të cilën morën pjesë edhe FNSH, policia e Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Korçës, Tiranës dhe Sarandës.

Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda  deklaroi se në dhjetë muajt e fundit janë identifikuar 14 raste të trafikut të drogës me Greqinë, ndërsa të implikuarit janë faktuar sipas roleve dhe funksioneve, që kryenin në grup.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: