Mediat turke publikojnë video nga ekstradimi i parë i një mbështetësi të Fetullah Gylen, nga Shqipëria drejt Turqisë. Mësuesi turk Harun Çelik pasi vuajti disa muaj paraburgim në Shqipëri pasi u kap në Rinas me dokumente false, u deportua dje drejt Turqisë për llogari të autoriteteve turke.

Në video dëgjohet se si disa persona i bëjnë thirrje në gjuhën turke Çelikut që të bëjë sikur alivanoset. “Harun, alivanosu, alivanosu. Bëj sikur alivanosesh”

Harun Çelik u kap në Rinas 5 muaj më parë me vizë kanadeze false dhe sipas avokatit të tij Alban Bengasi iu refuzua azili politik në Shqipëri, dhe pse Policia e përjashton diçka të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb