TIRANË- “BalkanWeb” sjell pamjet e laboratorit të përpunimit të heroinës në Has. Një oborr i shkretë, një shtëpi fshati me pemë në pamje të parë nuk të ngjallin dyshime për një vend ku ushtrohej aktivitet kriminal e aq më pak një laborator heroine.

Por me sa duket nëpërmjet përgjimeve apo dhe ndonjë informatori policia ka mundur të kapërcejë përshtypjet për të zbuluar laboratorin ku përpunohej heroina. Deri tani janë 5 persona të arrestuar dhe më shumë se 100 kg drogë e sekuestruar.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi gjithashtu dhe për një sasi të madhe opiumi të gjetur. Në vend policia ka gjetur të gjitha materialet e nevojshme për përpunimin e heroinës e cila dyshohet se përgatitej nga të huajt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb