Janë publikuar nga autoritetet turke pamjet e arrestimit të gruas e cila konsiderohet si e dyshuara kryesore për shpërthimin e bombës në Stamboll , në pedonalen Istiklal, mesditën e së dielës.

Në video shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në një banesë, duke vënë në pranga gruan dhe duke kontrolluar ambientet, duke zbuluar ndër të tjera edhe armë. Në të njëjtën kohë, përdoruesit e Twitter publikuan foto të gruas së dyshuar pas arrestimit të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pak më parë mediat turke kishin publikuar një video të re të gruas duke vrapuar mes turmës pak minuta para shpërthimit që la 6 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur.

Gazeta Hurriyet të hënën në mëngjes publikoi një foto të re të gruas që besohet se ka lënë bombën. Siç thuhet në publikim, imazhi është regjistruar në orën 16:13 me gruan duke lënë çantën duke u larguar me nxitim dhe pak minuta më vonë ka ndodhur shpërthimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: