BRUKSEL

Dalin pamjet e para nga takimi i dytë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

Siç shihet nga pamjet, krerët e dy vendeve janë ulur përballë njëri tjetrit në tryezën e diskutimit, ndërsa takimi po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Për këtë arsye, mes palëve është shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE, Josep Borrell, i cili tha para takimit se shpreson që përballja e dytë mes Kurtit dhe Vuçiç të mos jetë si ajo e qershorit, që nuk solli rezultat.

Ashtu si në takimin e parë, Borrell, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, po ndërmjetësojnë takimin e dytë mes Kurtit dhe Vuçiçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb