Një njeri i dyshimtë, i veshur si një pastrues rrugësh dhe me një maskë në fytyrë kalonte përpara shtëpisë së Flamur Beqirit përpara se ta vriste atë dy vite më parë.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin pamje të 24-vjeçarit Anis Hemissi, i cili qëndroi i maskuar për më shumë se 4 orë jashtë shtëpisë së Beqirit në Londër.

Në njërën prej filmimeve, ai shihet i veshur si pastrues rrugësh, me një maskë, syze dhe rroba pune ndërsa mblidhte mbeturina për t’i hedhur brenda një qeseje.

Flamur Beqiri, 36-vjeçar ishte duke u kthyer nga shëtitja me gruan dhe djalin e ri në shtëpinë e tyre 1.8 milion paundeshë në një nga rrugët ku jetojnë shumë të pasur në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, rreth orës 9 të mëngjesit në prag të Krishtlindjes kur një person i vetëm doli në heshtje si nga “hija” dhe e qëlloi për vdekje, katër plumba në trup dhe një final, në kokë.

 

Beqiri mbeti në një pellg gjaku ndërsa gruaja e tij, Debora Krasniqi, ulëriti për ndihmë. Megjithë përpjekjet e një infermiere që jetonte afër dhe mjekëve nuk kishte mbetur më asgjë për të bërë për të. Ai kishte vdekur.

 

Emigranti me origjinë shqiptare doli më pas se ishte prej më shumë se një dekadë një nga më të kërkuarit në Suedi, vendi ku ai u rrit, mes pretendimeve se ai ishte koka e një bande ndërkombëtare droge që trafikonte kanabis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb