Stuhia Gloria që ka goditur në ditët e fundit ishullin e Majorkës, në Spanjë, ka bërë që dallgët të ngrihen deri në 10 metra duke arritur deri në ballkonet e shtëpive më të larta, duke përmbytur dhe duke hyrë, siç dokumenton video, në brendësi të qytetit në brigjet lindore.

Por fenomeni më i çuditshëm është regjistruar në qytetin e vjetër të Tossa de Mar, në Costa Brava, ku e gjithë zona është mbuluar me shkumë detare, njësoj si në Llança dhe Platja d’Aro.

Trashësia e shkumbës shkoi në mbi një metër dhe ajo shtyhej nga era në fortë. Shkuma është krijuar nga dallgët e detit që shkonin deri në 10 metra të larta dhe që përplaseshin mbi shkëmbinjtë.

Bilanci flet për 5 të vdekur dhe 200.000 shtëpi të mbetura pa energji elektrike. Situata meteorologjike pritet të përmirësohet në ditët në vazhdim.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: