Skuadra daneze e AGF Arhusit ishte e para skuadër europiane që u rikthye në fushë përballë tifozëve të saj pas karantimit. Ata nuk ishin në stadium, por në Zoom. Sikundër ishte lajmëruar pak ditë më parë, klubi kishte vendosur disa ekrane gjigantë përqark katërkëndëshit të lojës, duke i lejuar tifozët “virtualë” të ndiqnin ekipin e tyre dhe lojtarëve të shikonin fansat gjatë ndeshjes.

Biletat ishin falas dhe kishe mundësinë të zgjidhje në 22 sektorë, çka u lejoi të gjithë të tifozëve, të shpisë, rivalëve apo edhe neutralëve, që të mbështesnin ekipet. Në total, 10 mijë persona, po aq sa vendet në stadium, kanë ndjekur ndeshjen kundër Randers, e cila u mbyll 1-1.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb