Inter është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi mundi 1-0 Atalantën. Zikaltërit ishin superior në pjesën e parë, shumë të shpejtë në sulm dhe vendosën në rrezik disa herë portën e mbrojtur nga Musso. Në fund të fraksionit, Calhanoglu lëshon sinjale të qarta, vetëm shtylla e ndali.

Në minutën e 57-të, të besuarit e Inzaghit dhe tifozët në tribuna mund të festonin pasi Darmian zhbllokon shifrat, pas një asisti të Lautaros. Një goditje e majtë e mbrojtësit ishte e pamundur për tu kapuar nga portieri i bergamaskëve.

Lojtari shqiptar Kristjan Asllani u aktivizua 30 minutat e fundit, duke zënë vendin e Calhanoglu. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, nënkampionët e Italisë vazhdojnë rrugëtimin në Kupë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb