Ëndrra e Espanjol për të fituar derbin e Barcelonës shuhet sërish, këtë herë ishte dhe me dhimbshme pasi balugranët i barazuar në minutën e 96-të. Keidi Bare zbriti në fushë si titullar, por kartoni i verdhë i marrë në minutën e 23-të e kushtëzoi shumë në lojën e tij duke bërë që me fillimin e pjesës së dytë të zëvendësohej.

Barça kaloi shpejt në avantazh që në minutën e 2-të me Pedri por në minutën e 40-të, Darder me një goditje shumë të bukur me të djathtën barazoi shifrat në 1-1. Surpriza nuk përfundoi këtu pasi në minutën e 64-ët, dy minuta pasi Bare i zëvendësua, Raul De Tomas kaloi Espanjol në avantazh.

Fundi i ndeshjes kishte jo pak tension teksa Pique dhe Melamed u ndëshkuan me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipet me dhjetë lojtarë. Pikërisht atëherë kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në minutën e 96-të De Jong me kokë barazoi shifrat në 2-2 duke i prishur festën Espanjol që nuk njeh fitore në derbi që nga viti i largët 2009.

Nuk po arin të shijojë pikën e parë në La Liga, Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi zbriti në fushë si titullar për Granada duke qëndruar në fushë gjatë gjithë sfidës të humbur 2-0 në transfertë përballë Real Sociedad. Tashmë ekipi i tij rrezikon jo pak teksa ndodhen vetëm 3 pikë larg zonës së kuqe.

Pavarësisht këtij fakti, në një intervistë pas sfidës, Murto Uzuni u shpreh se ky ekip nuk dorëzohet kurrë, është një klub fantastik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb