Dëbora zbardh juglindjen e vendit. Reshjet e borës kane filluar prej mesnatës se djeshme thuajse në gjithë qarkun e Korçës. Reshjet vijojnë ende të jenë prezentë, por aktualisht intensiteti i tyre është i dobët.

Trashësia e borës në zonat fushore shkon nga 2 – 5 cm ndërsa në zonat malore nga 10 -17 cm siç është edhe fshati turistik i Dardhës, Qafa e Qarrit etj.

Nuk raportohen probleme, por drejtuesve të mjeteve iu bëhet thirrje të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë së madhe në rrugë. Firmat kontraktore ndodhen në terren duke punuar për mirëmbajtjen e rrugëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: