Belgjika ishte një ëndërr e madhe por fati nuk ishte me Kristal Abazaj i cili nuk arriti të siguronte hapësirat e nevojshme te Anderleht. Kalimi në Kroaci duket se ishte “triblimi” i duhur në momentin e duhur. Debutimi i tij me fanellën e Osijek ishte fantastik me “kristalin” e futbollit shqiptar të cilit i mjaftuan vetëm pak minuta për të firmosur në suksesin e ekipit të tij.

Abazaj u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 57-të dhe në topin e parë që preku, në rastin e parë që iu krijua, e shndërroi në gol në minutën e 68-të, një gol që në fund rezultoi një tre pikësh. Falë këtij suksesi kundër Istra 1961, Osijek ruan vendin e dytë.

Në përfundim të ndeshjes në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Abazaj u shpreh i lumtur për këtë sukses: “Luajtëm mirë, na duheshin shumë tre pikët dhe për këtë arsye jam më i lumtur se sa për golin që shënova, gjithsesi është gjithnjë kënaqësi të shënosh. Falënderoj fansat për mbështetjen, forca Osijek”, u shpreh Abazaj
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: