Ermir Lenjani debutoi sot me Umraniyespor në Turqi, në sfidën ndaj Fenerbahces.

Futbollisti shqiptar dhuroi assist në minutën e 29-të, duke i dhënë mundësinë Glumac të ngushtonte shifrat në 2-1.

Vendasit kishin kaluar në epërsinë e dyfishtë falë dopietës së Valencias.

33 vjeçari kuqezi u bashkua me skuadrën e Umraniyespor pas përvojave të ndryshme me Grassshopers, Sion, Rennes, Nantes, ST Gallen, apo edhe Ëintherthur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: