Birra “Tirana” sjell tjetër risi për tregun shqiptar. Dukë parë reagimin jashtëzakonisht pozitiv të konsumatorëve për birrën “Kuqalashe e Kuqe e çmendur” në shishe, si dhe për të përmbushur sa më mire kërkesat e tyre veçanërisht të rinisë, Birra “Tirana” ka hedhur në treg produktin e saj më të ri birrën “Kuqalashe e Kuqe te çmendur” në ambalazhin me kanaçe 0.5 litër.

Kjo është një birrë e kuqe shumë cilësore dhe e shëndetshme e cila mungonte në tregun shqiptar dhe prodhohet për herë të parë në Shqipëri nga Birra “Tirana” falë një teknologjie bashkëkohore dhe përdorimit të lëndëve të para të një cilësie shumë të lartë.

“Kuqalashja e kuqe e çmendur” u prit shumë mirë nga konsumatorët. Për këtë arsye, Birra “Tirana” ka mbushur kanaçet “Kuqalashe e kuqe e çmendur” 0.5 litër. Për herë të parë vjen ky format nga birra “Tirana”. Kërkesat nga konsumatorët kanë qenë të çmendura ashtu sikurse është edhe kjo birrë”,- shprehet Katerina Kaçaj, menaxhere marketingu në Birra “Tirana”.

Drejtuesit dhe stafi i Birrës “Tirana” janë krenarë se si po mirepritet nga konsumatori birra “Kuqalashe e Kuqe e çmendur” madje duke kaluar edhe pritshmeritë e shitjeve. “Kuqalashja e kuqe e çmendur” në versionin më të ri kanaçe është e veçante për shijen e saj të mrekullueshme kjo falë përbërësve tepër cilësorë, me karakteristikat me të veçanta të maltos së kuqe dhe luppolo-s.

Faktorët e veçantë që ndikojnë në shijen dhe aromën janë kryesisht lëndët e para të veçanta të përdorura si malto e karamelizuar, e cila i jep një ngjyre bakri të lehtë. Ndikim të veçantë ka reflektuar bima e lupolos, vajrat e së cilës përcaktojnë shijen dhe aromën e birrës të kuqe. Sasia e alkoolit të padëmshëm që përmban e kuqja e çmendur, asimilohet lehtësisht në organizëm. Gjithashtu sasia e konsiderueshme e majasë është e pasur me vitamina te çmueshme e që ruan shkumën deri në katër minuta.

“ Kjo birrë do ketë patjetër suksesin e birrës “Kuqalashe e kuqe e çmendur” në shishe 0.33 lt pasi është bërë me lëndë të para speciale. Një nga këto lënde është malto, ashtu siç thonë gjermanët, malto është shpirti i birrës. Malto që përdoret për këtë birre i nënshtrohet një trajtimi të veçantë. Jemi të sigurt që kjo birrë do jete një birrë e shkëlqyer dhe do përqafohet shumë shpejt nga konsumatori ynë”,-shprehet Manjola Purrizo, shefe laboratori pranë fabrikës së birra “Tirana”.

“Kjo birrë është bërë me lëndë të para shumë cilësore, komplet të ardhura nga importi, përdoret një malto që i jep ngjyrën e kuqe. Konsumatori shqiptar mos të kete asnjë lloj dyshimi që është përdorur ndonjë lloj koloranti për ta ngjyrosur birrën. Në strukturën dhe në formulën e birrës kuqalashe është përdorur një maja speciale për ruajtjen e shkumës. Të gjitha këto janë tregues dhe birra kuqalashe është e krahasueshme me birrat gjermane apo hollandeze”,-shprehet Kamber Haxhihyseni, drejtor prodhimi pranë birra “Tirana”.

Marka birra “Tirana” ka në target të ruaje vlerat dhe cilësinë e saj prej vitesh. Birra e kuqe është një stil modern, jo tradicional e që tashme vjen edhe në një format te ri te kuqalashes ne kanaçe për disa arsye:

“Është praktike, lehtësisht e përdorshme, sigurisht nuk depërton rrezet e dritës dhe ka me pak impakt negativ në mjedis. Ne krijimin e shijes dhe aromës se birrës te kuqe, te cilat jane kaq te holla është fale bashkëpunimit me specialistet gjermane dhe zbatimin e gjithë teknologjisë nga skuadra e forte qe birra “Tirana trashëgon ndër vite. Sasia e alkolit të padëmshëm qe permban e kuqja e çmendur, asimilohet lehtësisht në organizëm”, -thotë Irena Çela Menaxhere e Sistemit të cilësisë pranë birra “Tirana”.

Në punën e saj ‘Birra Tirana’ ka gjithnjë në qendër të vëmendjes plotësimin sa më të mirë të kërkesave të konsumatorëve në radhë të parë të tregut vendas, por dhe te tregut ndërkombëtar, duke ofruar birrë të një cilësie te larte me lloje të ndryshme të ambalazhimit te saj. U mbetet dashamirësve të birrës “Tirana” të provojnë dhe të shijojnë të kuqen e çmendur tashmë në formatin e ri kanaçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb