Aventura e Partizanit në Conference League është në hapat e fundit pas humbjes së pastër 3-0 të pësuar në transfertë përballë Bazel. Të kuqtë nuk shkuan për turizëm në Zvicër, por të vetëdijshëm se i duhej shumë fat për të mbajtur të gjallë kualifikimin, diçka e tillë nuk ndodhi përballë Taulant Xhakës me shokë, të cilët nuk e vendosën ndeshjen për asnjë moment në dyshim. Përtej dëshirës së madhe, individët me shumë klas të Bazal bënë diferencën në fund.

Kryeqytetasit rezistuan deri në minutën e 43-të ku Stocker i vetëm shumë pranë vijës fatale e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 53-të, Bazel gjeti dhe golin e dytë falë një veprimi fantastik të Arthur, një koordinim perfekt brenda në zonë mposhti Alban Hoxhën për të dytë. Bazel kishte ndeshjen në kontroll ndërsa Partizani ishte i pafuqishëm për të bërë diçka më shumë. Në minutën e 80-të ishte sërish Stocker që brenda në zonë e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë duke shënuar golin e tretë për Bazel dhe të dytin personal.

Zviceranët hedhin në këtë mënyrë një hap të sigurt drejtë kualifikimit teksa në ndeshjen e kthimit mjafton të administrojnë si duhet këtë avantazh të trefishtë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb