Ndeshja mes West Ham dhe Burnley nuk ka shkuar siç duhet.Në minutën e 20-të, takimi i Premier League u ndërpre pasi lojtari i miqve, Ashley WestWood pësoi një goditje në kavilje nga kundërshtari pas një dueli me Nikola Vlasic të vendasve.

Të dy futbollistët e patën të pamundur të mbajnë lotët, teksa u desh ndërhyerja e ndihmës së shpejtë. Westwood la fushën e lojës me barelë, sakaq e vështirë të thuhet se kur mund ta shikojmë sërish në fushë.

Anglezi 32 vjeçar ka qenë shtyllë kryesore e ekipit në këtë sezon. Me Burnley, ai numëron 27 sfida këtë vit futbollistik.

 

 

westwood injury video pic.twitter.com/WjBy9C14qt

— ??‍♂️ (@10harg) April 17, 2022

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb