Një lojtar basketbolli ka vuajtur një nga dëmtimet më të tmerrshme të para ndodnjëherë. Sulmuesi Akil Mitchell i “Neë Zealand Breakers” rënkonte në agoni pasi njëri sy i doli nga zgavra e kafkës gjatë një përplasje me kundërshatrin Nanna Egvu.

Pamjet filmime tregojnë Mitchell të rrëzuar përtokë i cili përpëlitet në tokë pasi i doli syri ndërkohë që shokët e tij të skuadrës por edhe ata të skuadrës tjetër vrapuan ta ndihmonin.
Ndeshja u ndërpre për disa momente pas këtij momenti kritik derisa lojtari me një peshqir në kokë doli nga fusha e lojës. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Auckland për mjekim.

Për fat të mirë, Mitchell shkroi disa orë më vonë në Tëitter duke thënë se ishte mirë. “Ju falënderoj të gjithëve për dashurinë, urimet e mira dhe lutjet tuaja. Jam në shtëpi dhe çdo gjë është mirë, do të kryej disa teste nesër,” shkroi lojtari.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: