TIRANE- Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një episod të regjistruar në një nga shkollat e Tiranës, ku me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor për t’u uruar mirëseardhjen nxënësve ishte vënë në sfond kënga ‘Lule Velo Partizani’.

Filmimi është bërë në shkollën Misto Mame në Tiranë. “Pas 27 vitesh te renies se komunizmit ne Shqiperi, dita e pare e shkolles se femijeve fillon me kete kenge partizane”, shkruan deputeti Alibeaj.

Ditën e sotme deputetë të PD janë angazhuar në terren ku denoncojnë fakte sipas tyre të shkeljes së ligjit apo dhe rastin e mbylljes së disa shkollave në vend.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb