LUSHNJE- Ndonëse deri më tani fushata elektorale ka qenë e qetë, incidentet e vogla kanë qenë të pranishme. Pas një qytetari në Laç që në gjendje të dehur, ka ndërhyrë gjatë fjalës së kryeministrit Rama, një tjetër rast shënohet në Lushnjë. Sipas një video që një qytetar ka dërguar në JOQ, vihet re gjuha e përdorur mes deputetit të PS-së Bujar Çela dhe një qytetari, gjatë një takimi në një fshat të Lushnjës.

“Përshëndetje JOQ! Në një fshat të Lushnjës teksa po bëhet fushata, kryetari i Partisë Socialiste, Bujar Çela, zihet dhe debaton ashpër me banorët pjesëmarrës sepse i tha disa të vërteta që me sa duket Bujarit nuk i pëlqyen”, përfundoi qytetari.

Bujar Çela është deputet i qarkut Fier në Kuvend dhe ai është denoncuar jo më larg se vjeshtën e shkuar për abuzim me imunitetin e tij.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: