Një deputet argjentinas është bërë viral në mediet botërore, pasi ka dhuruar skena të nxehta me të dashurën e tij, gjatë një mbledhjeje online. Videoja e deputetit Juan Ameri, që po thyen rrjetin, ka shkaktuar polemika dhe komente të shumta.

Videoja, ku deputeti është protagonist i një skene +18, pasi puth të dashurën në gjoks, është filmuar gjatë prezantimit të një projekti qeveritar, që po prezantonte një koleg i tij.

Menjëherë pas videos, deputeti ka dhënë dorëheqjen dhe është shfajësuar, duke thënë se lidhja e internetit në ato momente ishte ndërprerë dhe se kishte bërë një gjest afeksioni ndaj të dashurës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb