Pamjet që shihni vijnë nga banesa biznesmenes italiane në Kavajë, që u plagos nga bashkëshorti i saj shqiptar. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes në Vilë Bashtovë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihen njollat e gjakut.

Po ashtu në pamje shihet se ka pasur episode dhune, pasi brava e derës së banjës është e shkulur nga vendi. Nga hetimet paraprake, dyshohet se krimi është kryer nga bashkëshorti shqiptar, i cili është në arrest shtëpie për dhunë në familje. Policia shkuar në banesën e tyre dhe ka nisur verifikimin e denoncimit, por nuk gjen DVR e kamerave të sigurisë.

Nga ana tjetër në dëshminë dhënë policisë, burri pretendon se ajo i dërgoi njerëz në shtëpi që ta rrihnin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb