Juventus 2-0 Fiorentina

Juventus është finalistja e dytë e Kupës së Italisë. Fitorja 0-1 në Firence dhe triumfi 2-0 sonte në shtëpi me Fiorentinën u jep atyre të drejtë të prejnë një biletë për në aktin e fundit.

Në minutën e dytë, ekipi vjollcë tregohet tejet i rrezikshëm në Allianz Stadium. Ish lojtari i Interit, Biraghi merr mirë krahun dhe dërgon një top në zonë, por devijohet në goditje këndi.

Në minutë ne 13-të, Vlahovic do provonte përballë portës. Gjithsesi, pa rezultat, pasi Dragowski do priste.

 

Gjuajtje e bukur e Ikone në të 18-tën, por arbitri ndal lojën për Offside.

Topi i mirë për sulmuesin serb të Zonjës së Vjetër, Vlahovic, por është Offside.

 

 

 

Në 31 minuta, statistikisht është Fiorentina poseduese e topit me 66 përqind. Djemtë e Italianos  zotërojnë lojën, ndërsa më konkret janë kundërshtarët, me anë të aksioneve dhe lojtarëve individual.

 

Berndardeschi shënon 1 minutë më vonë. Lojtari gjuan saktë dhe përshendet rrjetën, ndihmuar edhe nga dalja e pastudiuar mirë e Dragowskit.

 

Pjesa e dytë nuk do sillte shumë raste, ku vlen të përmendet vetëm një gol i anulluar i Rabiot dhe rrjeta e Danilos në fund. Në finale, Juventus do përballet me Interin, në një Derbi d’Italia që premton shumë.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb