Derbi i kryeqytetit italian i takon Lazios. Një fitore 1-0 ndaj Romës në këtë fazë të kampionatit vlen shumë për ekipin e Sarrit.

Ibanez “tradhton” skuadrën e Mourinhos në minutën e 32-të, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Në superioritet numerik, lacialët shënojnë me Zaccagni. Roma do gjente forcën për të barazuar shifrat por goli do anulohej për Offside.

Sa i takon lojtarëve shqiptarë, Hysaj ishte titullar, sakaq Kumbulla nuk luajti pasi është i pezulluar.

Kështu, Lazio shkon direkt në vendin e dytë me 52 pikë dhe është në rrugën e mbarë për një vend në Champions League. Në krahun tjetër, Roma mbetet e pesta me 47 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: