“Rama ik” ishin thirrjet në kor mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania Stadium”. Tifozë të pranishëm në derbin Partizani-Tirana kanë lëshuar në kor thirrje kundër kryeministrit Rama, duke harruar për pak çaste ndeshjen e sotme.

Po ashtu në rrjetet sociale qarkulluan sot edhe foto ku shiheshin tifozë të Tiranës, ku në fanellat e tyre kishin mbishkrimin “Rama ik”.

Ky nuk është episodi i parë që ndodh në takime sportive, pasi edhe më herët, mbrëmjen e inaugurimit të këtij stadiumi ku luhej Shqiperi-Francë, një grup tifozësh lëshuan thirrje kundër kreut të qeverisë. Kujtojmë se Tirana arriti sot një fitore ndaj Partizanit, në rezultatin 2-1.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: