TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi nga parlamenti se derogimin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), për shkak të pandemisë e kanë kërkuar disa vende duke i përmendur ato, pas deklaratave të deputetes Rudina Hajdari.

“Në ëebsitin zyrtar të Këhsillit të Europës mund të aksesosh tani dhe t’i numërosh shtetet që kanë kërkuar derogimin. Nuk janë 3 Rudina sa thatë zotrote dhe unë nuk gënjej dhe po t’i lexoj një nga një, Shqipëria, Armenia, Estonia, Gjeorgjia, Letonia, Maqedonia e Veriut, Republika e Veriut, Rumania, San Marino, Serbia. Rudina nuk janë 3. Se 7 herë 7 bëjnë 49, nuk bëjnë 42. Ai që thoshte  7 herë 7, 42 është duke paguar dollarë për lobing kundër Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Ai i kërkoi Hajdarit se përse nuk flet për 60 mijë dollarë lobim nga një parti politike për të sharë Shqipërinë në anglisht.

“Meqenëse ju jeni opozitë dhe me ata që ishin këtu dhe me ne, si ka mundësi që dhe ju të thoni se në një vend si Shqipëria kur të gjithë janë bërë bashkë për të ndihmuar familjet në nevojë, ku ajo zonjë atje, ministrja e Mbrojtjes edhe pse me një fëmijë të vogël, nuk pushon nga mëngjesi në darkë duke drejtuar operacionin për t’iu gjendur pranë të gjitha familjeve në nevojë, ku ajo kolegia tjetër ministrja e Shëndetësisë nuk i ka parë fëmijët prej 40 ditësh, padyshim për të ruajtur protokollin e masave, ju zonjë vini këtu dhe bërtisni dhe mund të thoshit fare mirë që në një vend si Shqipëria kur ne ju kemi ngarkuar ty dhe zotin Gjiknuri të bëjmë sa më shpejt reformën zgjedhore, ku padyshim një prej elementëve më të rëndësishëm është transparenca e financimit të partive politike, një parti politike në kulm të kësaj situate të vështirë paguan 60 mijë dollarë për të sharë Shqipërinë në anglisht, kjo është padyshim një çështje e rëndë për të cilën duhet të mbajmë qëndrim”, u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb