KRUJË- Në aksionin blic të policisë në Derven të Krujës ku u sekuestrua 1.3 ton kanabis në një magazinë dhe një banesë të pabanuar punonte edhe 18-vjeçari Besmir Vathi, i cili ishte në mesin e 11 të arrestuarve.

Për të gjykata dha sot masën arrest me burg, ndërsa vetë i riu sqaroi se e kishte lënë shkollën se ishte jetim dhe i duhej të punonte. Ai ka sqaruar se duke pastruar boçet në magazinat e kanabisit merrte 1 mijë lekë në ditë.

“Jam në vitin e katërt, ka pohuar ai, dhe më duhet të ndihmoj familjen, pasi jam jetim e për këtë më duhej të punoja ca ditë”, raporton “tch”.

Më herët, të njëjtin version dha gjatë masës së sigurisë edhe i mituri Ersaldo Nikolla, 16 vjeç, i cili për shkak se është i mitur, prokurori kërkoi detyrim paraqitjeje, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ferit Sula, 45 vjeç, kishte pranuar se punonte për pastrimin e paketimin e drogës.

Emrat e të arrestuarve:
1. Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;
2.Ferit Sula 45 vjeç lindur në Burrel;
3.Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot;
4.E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;
5.Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;
6.Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
7.Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova) 48 vjeç, banues në Fushë­Krujë;
8.Gazmir Gjokea 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
9.Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;
10.Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;
11. Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: