BULQIZA

Një dëshmitar ka folur për BalkanWeb lidhur me aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në Bulqizë me një të plagosur rëndë.
Dëshmitari thotë se dëgjoi zhurmën dhe në vendngjarje erdhën 2-3 veta që e nxorrën shoferin e plagosur nga automjeti.
Më pas me automjet privat ai u transportua drejt spitalit të Bulqizës ndërkohë që pritet të dërgohet drejt Traumës.

”Ndodhesha këtu afër dhe dëgjova zhurmën dhe u përplas kjo makina dhe nuk e pashë për momentin kush ishte. Doli tymi dhe erdhën 2-3 veta që e nxorën. Unë u largova se nuk e durova dot kur e nxorrëm dhe nuk e di çfarë ka ndodhur më për sot.
U transportua me makinë private.”- tha dëshmitari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb