Shkëndija është eliminuar në turin e 3-të kualifikues të Conference League.

Të dyja ndeshjet ndaj AIK përfunduan 1-1 dhe ekipi që do shkonte tutje e vendosën penalltitë.

Në Shkup, në minutën e 21-të, vendasit fitojnë një penallti. Arbitri e quan të parregullt një ndërhyerje në zonë ndaj Shalës, teksa drejt pikës së bardhë u drejtuar Ferhan Hasani. Hasani u tregua i saktë, me tifozët në tribuna që shpërthyen në festë.

Tetovarët do pësonin golin e barazimin në minutën e 56-të. Portieri Zahov nuk kontrolloi siç duhet një top, aty gjendet Ayari që nuk fal.

Shkëndija tentoi të merrte sërish epërsinë, por goditja e Gurit (62’) nuk do shkonte në portë.

Në minutën e 80-të, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Bruno Dita provon me kokë, por pa shënjestrën e duhur.

As 30 minutat e shtesës nuk prodhuan gola. Ekipet u drejtuan te penalltitë, ku më të saktë u treguan AIK. AIK do të luajë në Play Off të Conference League ndaj ccekëve të Slovacko.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: