KORÇA

BalkanWeb zbardh detaje të reja nga operacioni në Korçë ku janë kapur më shumë se 80 klandestinë të paligjshëm që kaluan kufirin për të hyrë në Shqipëri.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se refugjatët kurdë, marokenë, algjerianë e sirianë, mes të cilëve fëmijë, vajza e gra dhe udhëtonin nga Devolli në Tiranë.

Ata u kapën në afërsi të një karburanti në fshatin Leminot të Korçës teksa janë shoqëruar disa nga personat e përfshirë në ndihmën e kalimit të këtyre klandestinëve ilegalisht në Shqipëri.

Pikërisht ky operacion ka shënuar edhe numrin më të madh të kapur ndonjëherë në një aksion policie në qarkun e Korçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb