DURRËS

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ruzhdi Tosunin, i cli vrau pak ditë më parë në mënyrë tragjike bashkëshorten e tij, Hajdie Tosuni, brenda biznesit të tyre.

Në seancën e sotme gjyqësore, vrasësi është paraqitur i qetë dhe i penduar për krimin e rëndë, duke lënë jetime tre vajzat e tij. Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell pamje nga gjyqi në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa njofton se vrasësi iu ka kërkuar familje vajzave të tij.

“Ishte një konflikt i çastit. Ofenduam njëri-tjetrin për ca borxhe që kishim. Jam shumë i penduar. I kërkoj familje fëmijëve, nuk duhet të kisha arritur këtu”, ka thënë Tosuni para togave të zeza.

Ndërkohë, i pranishëm në seancë, prokurori i çështjes është shprehur se viktima është qëlluar gjashtë herë në kokë me një metal 70 cm, me ganxhe, që shërbente për të ulur qepenin e dyqanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb