Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit. Zjarri ka filluar mëngjesin e të shtunës dhe i ndihmuar nga era e fortë, flakët po përparojnë me shpejtësi.

Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 12 punonjës dhe një mjete zjarrfikës. Terreni i thyer dhe era e vështirësojnë fikjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë me të gjitha mjetet për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, në mesditë në ndihmë të zjarrfikësve ka ardhur edhe një helikopter, që po ndihmon në fikjen e zjarrit nga ajri. Për fat të mirë zjarri nuk ka rrezik për banorët, pasi është larg zonave të banuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: