Mediat e huaja kanë publikuar momentin kur forcat ukrainase shkatërrojnë një tank rus.

Në pamje, shihet se si trupat ukrainase qëllojnë mbi mjetin e blinduar, në afërsi të qytetit port të Mariupol, duke lënë të vdekur dhe ushtarët që po fshiheshin pas saj.
Kujtojmë që trupat pushtuese ruse kanë bombarduar prej ditësh Mariupol dhe qytete të tjera anembanë Ukrainës, duke vrarë mijëra njerëz.

Zyrtari i lartë presidencial ukrainas Kyrylo Tymoshenko akuzoi të hënën Rusinë për bllokimin e një kolone ndihmash humanitare të dërguar për të çliruar qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Civilët janë bllokuar në Mariupol nga bombardimet ruse për më shumë se dy javë dhe kanë qenë pa ngrohje, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm për shumicën e kësaj kohe, thonë autoritetet ukrainase.

Megjithatë, të paktën 160 makina u larguan nga qyteti të hënën, përmes korridoreve civile.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: